
Piloti I Moto Gp Andrea Iannone ka rezultuar pozitiv në testet antidoping. Pas garës në Azi vitin e shkuar, piloti I Aprila rezultoi me substanca të ndaluara. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga ana e Federatës Ndërkombëtare të Motorave, por kundërtesti i dytë duket se ka të njëjtin përfundim. Në garën e Malajzisë, piloti italian rezultoi pozitiv duke kërkuar edhe për provën e dytë.
Sipas asaj që shkruan Gazzetta Dello Sport, në analizat që kanë penalizuar pilotin është gjetur Drostonolone, një steroid androgjen në sasi të ulët, që mund të jetë si shkak I ushqimit. "Kundëranaliza kishte në përbërje të paktën 1,150 nanogram për mililitër, sasi kjo e vogël, po të mendosh që piloti ka qenë në Azi prej më shumë se një muaji dhe testi u bë menjëherë pas garës, dhe relativisht kampionët e urinës kanë qenë shumë të dendur, gati, 1,024, për shkak të dehidratimit nga gara", janë shprehur përfaqësuesit e pilotit. Komisoni I Disiplinës duhet të marrë një vendim brenda 45 ditësh, me pezullimin e mundshëm për Iannone që mund të shkojë deri në katër vite.