Futbollisti më i ri i Barcelonës, Frenkie de Jong, shpreson ta fillojë jetën në “Camp Nou” më këmbën e duhur, teksa e përshkroi klubin katalanas si skuadrën e tij të ëndrrave.
“Presidenti më tha gjithçka për klubin dhe avantazhet e luajtur atje,”-tha De Jong në kanalin zyrtar të Barcelonës.
“Kjo më ndihmoi shumë sepse kam qenë gjithmonë një lojtar i Barcelonës. Kam dashur të luaj atje që kur isha fëmijë. Më pëlqejnë lojtarët, më pëlqen stili; Ata janë ekipi i ëndrrave të mia. “-shtoi holandezi.
Mundësia për të luajtur me Lionel Messin do të nxiste më shumë dhe holandezi nuk bën përjashtim.
“Mezi po pres të luaj me të. Mendoj se ai është lojtari më i plotë dhe mund të bëjë çfarë të dojë. Me ose pa topin, ai krijon shumë shanse. Ai ka një të majtë të pabesueshme dhe inteligjenca e tij është në një nivel tjetër. “-tha mes të tjerash 21 vjeçari.
Frenkie de Jong do të largohet nga Ajax në fund të sezonit për t’u bashkuar me kampionët e La Liga, me të cilin ka firmosur një kontratë 6 vjeçare
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.