Mbrojtësi i kombëtares, Amir Rrahmani, i cili nuk u përfshi në 23-shen e listës përfundimtare të trajnerit De Biazi, është bashkuar në stërvitje me skuadrën e tij në Kroaci, RNK Split, ku ndodhet tashmë edhe ish-futbollisti i Tiranës, Elis Bakaj. Për momentin, shqiptarët e këtij ekipi janë dy, por pritet të shkojnë në tre, pasi drejtuesit e tij janë në tratativa edhe me mbrojtësin e Partizanit, Arbnor Fejzullahun. Do të ishte një treshe interesante shqiptarësh kjo në një ekip
të kampionatit kroat, ashtu si treshja e Lokomotivës së Zagrebit, Prenga-Grezda-Çekiçi. RNK Spliti do ta zhvillojë fazën përgatitore në Slloveni.
Poll