Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ronaldo shënon më shumë me Kombëtaren, por Messi është përsëri më i mirë se ai

Shkruar nga NEWSPORT
Ronaldo shënon më shumë me Kombëtaren, por Messi

Tashmë janë mbyllur sfidat e kombëtareve pothuajse në të gjithë globin, të zhvilluara në këto ditë të fundit. Përveç rezultateve sa herë surprizë dhe kualifikimi i ekipeve në kompeticionet e rëndësishme, sportdashësit ndalen dhe tek lufta e dy njerëzve më të mirë në futboll Ronaldo dhe Messi.

Cristiano Ronaldo arriti të kualifikohej me Portugalin në EURO 2020, sit ë dytët në grup pasi në vend të parë u rendit Ukraina e drejtuar nga Shevcenko. Në sfidat e fundit eleminatore, pa dyshim nuk munguan as golat e yllit portugez i cili arriti në kuotën e 99 golave me kombëtaren e Portugalisë.

Nga ana tjetër Leo Messi me Argjentinën arriti të mposhte rivalin e tyre historik Brazilin edhe pse kjo ndodhi në një miqësore. Sfida u zgjidh pikërisht nga një gol i Messit, I cili tashmë po gjen paqen me tifozët, pasi ka shënuar në sfida të rëndësishme dhe tashmë ka arritur në kuotën e 69 golave.

Diferenca e golave të shënuar është e dukshme midis dy lojtarëve, megjithatë analistët sportive mendojnë se Messi është më eficentë me Argjentinën. Arsyeja? Argjentinasi I shënon më shumë gola ekipeve të mëdha, ndërsa Ronaldo mbush me gola ekipet e dorës së dytë dhe të tretë.

Duke u nisur nga ekipet që janë tani top 10 në renditjen e FIFA-s, Cristiano ka një eficenë prej 8% ndërsa Lionel Messi 26%.

https://twitter.com/Coral/status/1196408736786583553
Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga