
Mbrëmja e djeshme ka qenë një natë aspak e mirë për "yllin" e Juventusin, Cristiano Ronaldon. Portugezi ka marrë karton të kuq pak minuta pas fillimit të takimit ndaj Valencias. edhe pse CR7-ta nuk ka mundur të ndihmojë "Zonjën e Vjetër", sërish kampionët e Italisë ia kanë dalë të fitojnë këtë takim.
Pak orë pasi Ronaldo është dënuar me kartonin e kuq, ka ardhur reagimi nga motra e këtij të fundit, Katie Aveiro e cila e indinjuar shprehet se do të paguajnë rëndë lotët e vëllait të saj duke specifikuar se po i bëhet padrejtësi.
"Turpi i futbollit. Drejtësia do të arrihet. Ata duan ta shkatërrojnë vëllain tim, mirëpo Zoti nuk fle asnjëherë. Do të paguhet një çmim i madh për ata lot. Ata të duan ty poshtë. Mirëpo nuk do të kenë sukses", është shprehur motra e Cristiano Ronaldos pak orë më parë