Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Roma kërkon të ''pushtojë'' Turqinë, ''djajtë e kuq'' sfidojnë Astanën

Shkruar nga NEWSPORT
Roma kërkon të ''pushtojë'' Turqinë,

Sot luhen ndeshjet e rradhës në kuadër të raundit të 5-të të Europa Ligë. Në fushë do zbresin ekipe si : Arsenal, Roma dhe Sevilla.

Në grupin A, Sevilla që ka siguruar vendin e parë pret në shtëpi Qarabag. Dudelange dhe Apoel do ''përplasin brirët'' për të kaluar më tutje në Europa ligë.

Në grupin B, në Zvicër luhet sfida mes Luganos dhe Copenhagenit.Ndërsa,  një ndeshje e barabartë pritet të jetë ajo mes Malmo dhe Dinamo Kiev .

Në grupin C, kryesuesit e Basel do luajnë në transfertën ruse, ndaj krasnodar që ka 4 pikë më pak. Spanjollët e Getafes nuk mund të gabojnë ndaj vendit të fundit, që mbahet nga Trabzonspor.

Në grupin D,  Rosenborg do kërkojë të marrë pikët e para në grup, ku do përballet në shtëpi me LASK LINZ. Sporting dhe Psv do luajnë përballë njëri tjetrin, në një 90 minutësh ''të zjarrtë''.

Në grupin E, Lazio e Strakoshës nuk ka më asnjë shans për kualifikim, e do luajë thjesht për statistikë ndaj Cfr Cluj.  Gjithashtu, edhe ndeshja tjetër mes Celtic e Rennes është thjesht për formalitet, pasi janë mbyllur llogaritë me Skocezët që shkojnë tutje.

Në grupin F, Arsenal i Unay Emery pret në shtëpi Frankfurtin, në një 90 minutësh që pritet të jetë mjaft i luftuar.  Standart Liege nuk mund të gabojë sonte, në sfidën ndaj Guimares.

Në grupin G, të gjitha ekipet janë në lojë. Young Boys do përballet me Porton ndërsa në Hollandë, Feynord sfidon Rangers.

Në grupin H,  Cska Moscoë  këkron të mbajë gjallë shpresat e kualifikimit, me një fitore të mundshme ndaj Ludogorets. Espanjoli kryesues këkron të ''vulosë'' kualifikimin në sfidën ndaj Ferencvaros.

Në grupin I, Gentit i mjafton 1 pikë ndaj Sainnt Ettiene për të vazhduar më tutje. Gjermanët e Ëolsburg luajnë vetëm për fitore, në ndeshjen ndaj Oleksandriya.

Në grupin J, Roma kërkon të ''pushtojë'' Turqinë,  në një ndeshje delikate me kryesuesit e Basaksehir. Gladbah këkron të fitojë edhe në Europë,  ku do përballet me Ëolfsberger.

Në grupin K, Besiktasi do kërkojë pikët e para në grup, ku do luajë ndaj Slovan Bratislava.  Dueli për vendin e parë mbetet në sfidën tjetër, atë të Bragas me Ëolves.

Në grupin L, ''djatë e kuq'' të Manchester United udhëtojnë në Kazakistan, ku do ''matin forcat'' me Astanën. Az Alkmari këkron të paktën 1 pikë ndaj Partizanit të Beogradit, për të vazhduar tutje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga