
Roma është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ri. Verdhekuqtë duan një zëvendësues për Tammy Abraham, i cili u dëmtua dhe do të mungojë për disa javë.
Gjendja financiare e italianëve nuk është e mirë dhe në këto kushte nuk u arrit te transferimi i Alvaro Moratas apo Gianluca Scamaças, ndërsa tashmë drejtuesit po shikojnë alternativa me çmim të ulët.
Sipas “Calciamercato” bëhet e ditur se në radarin e verdhekuqve ka rënë lojtari i Atalantës. Në fakt bisedimet kanë nisur mes dy klubeve dhe Roma do të tentojë njërin prej dyshes Zapata-Muriel.
Mbetet të shihet se si do të shkojnë negociatat mes klubeve dhe cili nga sulmuesit do të zbarkojë në kryeqytetin italian.
Poll