Robin Krasniqi është rikthyer te fitorja në ring. Boksieri nga Kosova mbrëmjen e djeshme kishte përballë rusin, Timur Nikarkhoev, ky i fundit është me parasportë belge.
Në këtë përballje spektakolare u zhvilluan 5 raunde. Krasniqi detyroi kundërshtarit të horëzohej, pasi rusi nuk ishte në gjendje të vazhdonte më garën me boksierin shqiptar.
Ka qenë një duel shumë i mirë ku Krasniqi tregoi forcën e tij duke i dhënë disa goditje të fuqishme kundërshtarit të tij.
Kjo përballje nuk ishte për ndonjë titull, por fitorja e ndihmon boksierit kosovar që të kthehet në të ardhmen në garë për titujt e botës. Me këtë fitore, Krasniqi e qon në 52 numrin e fitoreve, teksa ka edhe shtatë humbje.
Poll