Italia mori një rezultat pozitiv në miqësoren me Shqipërinë. Sfida u mbyll me shifrat 1-3 në Air Albania. Një mbrëmje me nota pozitive për trajnerin Roberto Mancini dhe të tijët, pasi përballë kishte një Shqipëri e cila tregoi shumë vlera.
Në përfundim të takimit trajneri Roberto Mancini foli për mikrofonin e Super Sport:
“Jemi një skuadër e mirë por ne e dinim që nuk do kishim një ndeshje të lehtë. Lojtarët shqiptar i njoh pasi nuk mund të luash në Serie A po nuk ke aftësi. Një ndeshje e mirë, falenderojmë Rejan që na ftoi.
Bonucci? Kemi disa lojtarë por Bunuci është akoma me ne dhe ka eksperiencë. Ai na nevojitet.
Grifo? I gjithë sulmi u paraqit mirë, Vincenzo është një djalë i jashtëzakonshëm, një lojtar shumë i mirë, me cilësi të rëndësishme. Sot ai shënoi dy gola të bukur.
Zaniolo? Performanca ishte pozitive, të gjithë ia dolëm mirë.
Tonali? Ai ishte i vetëdijshëm, mori një goditje të madhe dhe u largua menjëherë për vizita."