
Mbrëmjen e sotme, Robert Lewandowski është sulmuar nga tifozët rumunë në ndeshjen eliminatore të Botërorit "Rusi 2018". Sulmuesi polak ishte vënë nën shënjestër nga tifozët vendas të cilët tentuan ta godisnin me një mjet shpërthyes. Mjeti shpërtheu afër tij, dhe ai u shtri përtokë. Ndeshja u ndërpre për disa minuta. Më pas ai hyri sërish në lojë, teksa arriti të shënonte dy gola.|
https://www.youtube.com/watch?v=OWr5YtcmoZ4
Poll