
Shqipëria për herë të parë në histori do të jetë vendi pritës për zhvillimin e Kampionatitn Europian të Taekwondosë. 36 shtete pjesëmarrëse do të garojnë për 4 ditë në Tiranë, ku do të përzgjidhen dhe më të mirët e Europës.
Postimi i KOKSH:
“Në Tiranë ka nisur Kampionati Europian U-21 i Taekwondosë i cili zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Në këtë event marrin pjesë mbi 450 sportistë nga 36 shtete, të cilët do të garojnë për katër ditë me radhë nga 27 - 30 shtator për të zgjedhur më të mirët e Europës.
Ministria e Arsimit dhe e Sporteve znj. Evis Kushi foli për rëndësinë e këtij Europiani në Tiranë.
Presidenti i KOKSH-it, z. Fidel Ylli tha se ndihet i lumtur që një kampionat Europian zhvillohet në kryeqytet
Zyrtari i Unionit Europian të Taekwondosë, z. Metin Sahin falënderoi Federatën Shqiptare për këtë organizim, ndërsa përshëndeti edhe ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve, znj. Bora Muzhaqi.
Në fund të ditës u ndanë edhe medaljet e para. Federata e Shqiptare e Taekwondosë vlerësoi zyrtarët e lartë shqiptarë të pranishëm në eveniment.