Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

RISI/ FIFA kalon me sukses testin e parë, gati dy BOTËRORË ndryshe, UEFA "shuplakë" qeverisë së futbollit

Shkruar nga NEWSPORT
RISI/ FIFA kalon me sukses testin e parë, gati dy BOTËRORË

Qeveria e futbollit botëror FIFA miratoi në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjitshëm propozimin për të organizuar kampionatin e ardhshëm botëror me 48 ekipe. Projekti i iniciuar prej kohësh do të aplikohet në bashkëpunim me vendin organizator të Kupës së Botës së 2022 Katarin.

Sipas mediave të huaja, FIFA dhe shteti arab do të diskutojnë planin për transformimin e kompeticionit më të ndjekur në botë për sportin. Nëse Katari jep "Ok"-in, zyrtarizimi i projektit do të bëhet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të FIFA-s.

Nga ana tjetër, dritën jeshile e mori dhe Botërori i Klubeve, ku propozimi i presidentit të FIFA-s Gianni Infantino për një garë midis 24 klubeve më të mira të botës të marrë jetë kaloi me sukses testin e parë në Këshillin e FIFA-s.

Këto dy projekte nuk kanë marrë akoma miratimin përfundimtar, por gjasat janë që në të ardhmen të finalizohen me sukses. Ndërkohë, UEFA refuzoi projektin që Botërori i Klubeve të luhet me 24 ekipe duke deklaruar se nuk do të dërgojë asnjë klub europian në këtë kompeticion. 

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga