
Pas disa problemee dhe polemikave në distancë, duket së gjërat mes Mesit dhe drejtuesve të Barcelonës janë kthyer në normalitet.
“Pleshti” deri më tani ka refuzuar të rinovojë kontratën e tij me katalanasit, për arsye të pagës.
Pavarësisht kësaj, duket se drejtuesit e klubit katalanas kanë vendosur që të nxitojnë për të mos humbur shërbimet e tij.
Sipas lajmeve të fundit, Barcelona i ka ofruar rinovimin Mesit me një pagë marramendëse, e cila kap një shifër të frikshme.
Plot 35 mln euro në sezon i është ofruar argjentinasit, i cili në ndeshjet e fundit ka treguar edhe njëherë se është ai mbreti i futbollit, dhe tashmë me këtë ofertë rinovimit të tij me Barcelonën i mbetet vetëm zyrtarizimi.
Poll