
Mëngjesin e sotëm kanë rinisur kërkimet për avionin e zhdukur, ku në të gjendej Emiliano Sala që po fluturonte drejt Anglisë për të nënshkruar kontratën e re me skuadrën e Kardifit.
Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë, por një detaj i ri shqetësues ka dalë në pah. Bëhet fjalë për pilotin e dytë, David Henderson, i cili duhet të ishte në avion, por nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruante:
"Në kundërshtim me atë që u tha në shtyp, unë nuk jam i vdekur! Unë nuk isha në atë aeroplan". I çuditshëm është fakti se pse ka bërë "prapa-kthehu" piloti në fjalë, pasi kishte kaluar të gjithë kontrollet në aeroport. Tashmë ai duhet të japë llogari para policisë se pse nuk ka preferuar të jetë në atë avion, që me sa duket ishte fluturimi i fundit për të.