Këshilli i Ministrave ka vendosur dje miratimin e projekt-marrëveshjes së bashkëpunimit me Tifozët Kuq e Zi, për rindërtimin e dy qëndrave shëndetësore. Bëhet fjalë për në bashkitë Durrës dhe Shijak, me të dyja palët që kanë rënë dakord. Dëshira e tifozëve Kuq e zi ka qënë e madhe për të hedhur këtë hap.
Gjithçka është e bazuar në nenin 100 të Kushtetutës, e po ashtu edhe në nenin 20, të aktit normativ numër 9, që ka të bëjë me përballimin e situatave dhe ato çka shkaktojnë fatkeqësitë natyrore. Vendimi hyn në fuqi menjëherë, duke u publikuar në fletoren zyrtare.

Poll
