
Romelu Lukaku është rikthyer në fushën e lojës pas disa javës mungesë për shkak dëmtimi. Një lajm padiskutim pozitiv si për Interin ashtu edhe për kombëtaren belge në prag të kampionatit botëror “Katar 2022”.
Sipas “Gazzeta dello Sport” sulmuesi belg do të mungojë në sfidat me Bayern Munich mbrëmjen e sotme në Champions League dhe ndaj Juventusit në fundjavë në Serie A. kjo për arsye se lojtari do të kryejë edhe njëherë vizitat mjekësore për të mësuar nëse është rikuperuar siç duhet apo jo.
Por gjithsesi sipas burimit në fjalë Lukaku mund të ketë mbyllur vitin 2022 me Interin, ndërsa nga krahu tjetër nuk rrezikohet “Katar 2022”, pasi në asnjë mënyrë zikaltrit nuk do të sforconin sulmuesin në ndeshjet e mbetura, për t’i dhënë kështu kohën e duhur në dispozicion për të rifituar formën e tij.