
Arsenal do të rikethehet të luaj në UEFA Champion League sezonin e ardhshëm. Hera e fundit që “Topçinjtë” merrnin pjesë në këtë kompeticion ishte sezoni 2015-2016.
Shpresat për titullin kampion thuajse janë venitur pas humbjes me 4-1 me Manchester Cityn por pjesmarrja në Champions është siguruar matematikisht. Megjithatë, rikthimi pas 8 vitesh nuk do të jetë një fushë me lule për ta teksa sipas të gjitha gjasave i pret një “grup ferri”.
Sipas rregullave të UEFA-s shorti ndahet në 4 vazo. Vazo 1 do të përbëhet nga fituesi i këtij sezoni, fituesit e UEFA Europa League dhe kampionët e gjashtë ligave kryesore. Vazot 2 deri në 4 do të përcaktohen nga renditja e koeficientit të klubit.
Sezonin e kaluar Arsenali u eleminua në fazën e 16-të të Europa League nga Sporting CP përmes penalltive duke bërë kështu skuadrën e Mikel Arteta-s të renditet në vendin e 23-të në tabelën e koeficientëve.
Skuadrat që ndodhen para Arsenalit janë: Man City, Bayern Munich, Chelsea, Liverpool, Real Madrid, Paris Saint-Germain, Manchester United, Juventus, Barcelona, AS Roma, Inter, Ajax, Borussia Dortmund, Sevilla, Atletico Madrid, RB Leipzig, Benfica, Villarreal, Napoli, Porto, Tottenham dhe Frankfurt.
Nga këto 22 skuadra, vetëm Chelsea definitivisht nuk do të luajë sezonin e ardhshëm. Napoli, Man City, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë ndër tetë skuadrat e tjera që kanë tashmë janë kualififikuar dhe pjesa tjetër kanë një shans të mirë për të luajtur sërish.
Dhe nëse 12 të tjera nga këto skuadra të lartpërmendura kualifikohen, atëherë kjo do të thotë që Arsenali ka të ngjarë të jetë në vazon 3, gjë që krijon mundësinë që ata të futen në “Grupin e Vdekjes” së bashku me Bayern Munich dhe Real Madrid, për shembull.
Ky skenar makthi është i mundur nëse Bayern ruan trofeun e Bundesligës, i cili nuk është aspak i sigurtë me Dortmundin që është ende në garë. Dhe nëse Real Madridi nuk fiton titullin e 15-të të Ligës së Kampionëve duke u vendosur kështu në vazon 2.