
Kampionati në Maqedoninë e Veriut u mbyll përfundimisht pas daljes së shumë lojtarëve me Covid-19. Federata vendase mori vendim që futbolli të mos luhet e tashmë skuadrat duhet të mendojnë për sezonin e ri. Te Shkëndija e Tetovës, ku është trajner Ernest Gjoka ka disa lojtarë që u ka përfunduar kontrata me kuqezinjtë dhe në merkaton e verës mund të ndryshojnë destinacion.
Besert Ibrahimi, Armend Alimi, Valmir Nafiu, Zia Merdzani dhe Gledi Mici janë lojtarët që u ka mbaruar kontrata e deri më tani nuk ka ende një njoftim nëse do të qendrojnë sërish në klub apo jo do të largohen. Mediat maqedonase rapotojnë se jo të gjithë këta futbollisti do të jenë pjesë e Shkëndijës sezonin tjetër duke parë që mund të kenë edhe oferta të tjera. Ndoshta mund të kemi edhe një rikthim të Micit në Superligë, por kjo mbetet për t’u parë gjatë merkatos së verës. Gjithashtu një mundësi e mirë për klubet shqiptare që do të luajnë në Europë janë edhe Alimi dhe Ibrahimi që kanë mjaft eksperiencë.