Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Rikthim i bujshëm në Itali, MAICON pranë firmës me....

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthim i bujshëm në Itali, MAICON pranë firmës me....

Maicon është pranë rikthimit në Itali. Ish-mbrojtësi dhe fituesi i tripletës me Interin disa sezone më parë pritet të firmosi sërish në kampionatin italian. Këtë herë braziliani nuk do të luajë në Serie A, por në Serie D dhe është pranë firmës me Sona, skuadër e provincës së Veronas.

Lajmi konfirmohet nga drejtori i Sona Claudio Ferrarese për Padova Sport.

"Nuk do të doja të shpërqendrohesha, por jam gati të qesh nga gëzimi, e gjitha është e vërtetë, një ide e lindur një muaj e gjysmë më parë, por akoma, në fakt, mbetet një ide. Ka edhe hapa të tjerë për tu përfunduar, prandaj le të flasim për të po, por pa thënë që është mbyllur përfundimisht. Ideja lindi përmes njohjeve në këtë rast ajo e një bashkëpunëtorit tonë që punon shumë me djemtë brazilianë. Maicon është ende duke luajtur dhe është mirë fizikisht, pavarësisht 39 viteve është në formë të përsosur.

Ai ka treguar dëshirën e tij për t'u kthyer në Itali, ku ka disa biznese në Milano. Ai do të jetonte në Verona, prandaj jo shumë larg nga qendra e tij e biznesit dhe do të luante me ne për disa muaj, nga dhjetori deri në fund të sezonit. Ne do të shohim nëse do të ndodhë, do të ishte një ëndërr për ne, por derisa ta shoh nuk e besoj, për ne do të ishte një hap i madh".

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga