Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Rikthim i bujshëm/ Barcelona zgjedh Presidentin e ri, vjen në krye njeriu që premtoi mbajtjen e Messit

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthim i bujshëm/ Barcelona zgjedh Presidentin e ri, vjen në krye

Joao Laporte është Presidenti më i ri i Barcelonës. 58 vjeçari fitoi zgjedhjet e zhvilluara sot, duke u vendosur kështu në krye të klubit nga Katalonja. Kujtojmë që ai ka qënë edhe më parë në krye të kësaj skuadre. Bëhet fjalë për vitet 2003-2010, teksa ekipi fitoi 12 trofe.

Barcelona kërkon të korrë akoma më shumë suksese në Europë, e jo vetëm. Laporte ka premtuar se do mbajë në ekip Lionel Messin, e nëse do mbajë apo jo fjalën, na mbetet të presim e të shohim. Laporte tanimë merr frenat e ekipit spanjoll, në një periudhë teksa po i afrohemi fundit të sezonit. Shumë gjëra për këtë edicion vështirë se mund të ndryshojnë, gjithsesi, i ardhshmi do përfshijë një projekt të ri.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga