Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Rikthehet Teuta, bën gati stërvitjen dhe afrimet

Shkruar nga NEWSPORT

Teuta u eliminua nga Europa League pas përballjeve me Kairat Almaty me rezultatin e përgjithshëm 6-0. Rezultat i turpshëm për durrsakët, të cilët në ndeshjen e parë në "Niko Dovana" dhuruan spektakël, ndërsa në takimin e kthimit u shthurën, duke humbur 5-0.

hodovskairatPas përfundimit të ndeshjeve në Europa League, trajneri Julian Ahmataj dhe ndihmësit e tij kanë menduar që të enjten e javës që vjen të grumbullohen për të nisur përgatitjet për sezonin e ri. Durrsakët pritet që të qëndrojnë në qytetin bregdetar vetëm për 10 ditë, pasi më 1 gusht do të zhvendosen drejt Bullgarisë.

Faza përgatitore do të zhvillohet në të njëjtin vend si vitin e shkuar, ndërsa parashikohet që të bëhen 4 afrime. Teuta ka nevojë për mbrojtës të krahut të djathtë dhe sulmues, ndërsa po shikohen alternativa të ndryshme për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit po bëjnë përpiekjet maksimale, ndërsa janë në tratativa me lojtarë të huaj, të cilët pritet që t'i bashkangjiten ekipit në Bullgari.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga