Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Rikthehet Rafa Benitez: Zidane përfitoi nga ekipi që lashë unë dhe fitoi Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthehet Rafa Benitez: Zidane përfitoi nga ekipi që lashë

Real Madrid do të luaj këtë të martë kundër Liverpool në “Anfield” për fazën 1/16 në Champions League. Përpara sfidës ka folur edhe ish trajneri i Liverpool dhe Real Madrid, Rafael Benitez. Spanjolli drejtoi Realin në pjesën e parë të sezonit 2015-2016. Ai u shkarkua në janar të 2016 dhe u pasua në stol nga Zinedine Zidane. Kur francezi u ul në stol të “Los Blancos” ai fitoi Champions atë vit, por edhe në dy vitet pasardhësve. Për “Marca” Benitez tregon që ai hodhi themelet e suksesit atë vit.

“Kur në ikëm, ne ishim të kualifikuar në Champions League”, thotë Benitez; “dalja nga kupa ishte një gabim administrativ dhe në La Liga ishim dy pikë mbrapa Barcelonës me një ndeshje më pak se Barça. Por më pas Reali shkoi 12 pikë mbrapa për dy muaj. Me fjalë të tjera, Madridi mori avantazh nga një ekip që vepronte mirë me ne dhe më pas në fund ata fituan Champions League dhe funksionoi.

Ekipi ishte fizikisht mirë dhe ne dhamë prova për këtë. Kur ti lë një ekip që po bën mirë... Ne kishim rekordin 8-0 në Champions League kundër Malmoe. Gjithashtu e kam pasur me Liverpool kundër Besiktas. Me fjalë të tjera ne bëmë diçka mirë. Ne mundër Rayo Vallecano 10-2. Nuk ishte dhe aq keq, por zgjedhjet po vinin dhe nuk duheshin bërë gabime. Për të shtuar, Casillas iku, Sergio Ramos donte të largohej, Cristiano Ronaldo nuk ishte i lumtur. Kishte shumë probleme të mëparshme. Në fund, gjysma e dytë e sezonit për Real Madrid dhe për ekipet e mia në përgjithësi priret të jetë e mirë”, ka përfunduar Benitez.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga