Futbolli në Shqipëri ishte në bojkot prej afro 50 ditësh, teksa ditën e sotme do të luhen katër duele për moshat U17 dhe U19. Në orën 10:00 për Kategorinë Superiore të U17, në grupin A luhet Partizani - Shkodra, ndërsa në grupin B luhet Football Republic - Pepa.
Në orën 12:00 do të luhen ndeshjet për Superioren U19, aty ku në grupin A Partizani luan sërish me Shkodrën, ndërsa në grupin B, Football Republic do të presë Elbasanin. Kujtojmë se veç Kategorisë Superiore, I gjithë futbolli shqiptar kaloi një bojkot të stërzgjatur, me futbollin që nis këtë fundjavë.

Poll