Formula 1 rikthehet këtë jave me Çmimin e Madh të Hollanës. Ditën e djeshme kualifikueset folen vetëm për djalin e shtëpisë, Max Verstappen, i cili realizoi kohën më të shpejtë dhe pas tij vijnë dy pilotët e Ferrarit, Leclerc dhe Sainz. 7 herë kampioni i botës, Leëis Hamilton do të niset nga vendi i 4-t.
Fituesi i fundit i Çmimit të Madh të Hollandës është pikërisht kampioni aktual Max Verstappen që do të kërkojë të përsërise të njëjtën garë teksa po i afrohet titullit të dytë kampion rradhazi.
Verstappen mban vendin e parë në renditjen e përgjithshmë menjë distancë të madhe me ndjekësit e tij. 284 pikë ka grumbulluar kampioni aktual i botës i ndjekur nga shoku i skuadrës Sergio Perez me 191 pikë.