
Shqipëria është rikthyer te medaljet, këtë herë në Kampionatin Ballkanik të Plazhit U-22, zhvilluar në Fushë-Kosovë. Elisa Beshiri dhe Alisja Ibrahimaj kanë fituar vendin e tretë dhe për rrjedhojë medaljen e bronztë, pasi kanë mundur ekipin e Kosovës 3 që përbëhej nga dy skuadra.
Në vend të parë doli Kosova 1, ndërsa vajzat kuqezi patën paraqitje të mirë.
Njoftimi:
Shqipëria është rikthyer tek medaljet ndërkombëtare, tek dyshja Elisa Beshiri dhe Alisja Ibrahimaj ka fituar të bronztën në Kampionatin Ballkanik të Volejbollit të Plazhit për Nën-22-vjeçaret (Beach Volley U-22 - Femra).Vajzat kuqezi kanë fituar me shifrat 2-0 në duelin për vendin e 3-të e të 4-t ndaj Kosovës 3.
Federata Shqiptare e Volejbollit i përgëzon vajzat kuqezi dhe trajnerin e tyre, Andi Lundra, për suksesin e arritur, duke synuar ringritjen e kësaj disipline zbavitëse të sportit tonë në të ardhmen!