Superkupa Italiane nis nesër në orën 20:00, me supersfidën Napolin dhe Milan e cila është dhe gjysmë finalja e parë. Ndërsa më 19 dhjetor në po të njëjtin orar do të luhet edhe gjysmëfinalja e dytë mes Bologna-s dhe Interit. Sa i takon finales, ajo do të zhvillohet të hënën më 22 dhjetor, po në orën 20:00.
Për 4 skuadrat pjesëmarrëse, Superkupa përfaqëson mundësinë për të fituar trofeun e parë të sezonit dhe për ta mbyllur vitin 2025 në mënyrën më të mirë të mundshme, përpara nisjes së pjesës së dytë të sezonit.
Të tri ndeshjet do të luhen në stadiumin “King Saud” në Riad, ecila është dhe “shtëpia” e Al-Nassrit të Cristiano Ronaldos. Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, atmosfera do të jetë ajo e rasteve të mëdha, pasi stadiumi i cili ka kushtuar rreth 51 milionë euro, do të jetë gjithmonë i mbushur plot.
Në tribunë pritet të jenë të pranishëm edhe shumë emra të njohur të futbollit italian. Do të marrë pjesë trajneri i Kombëtares italiane, Gennaro Gattuso, i shoqëruar nga ish-portier legjendar, Gianluigi Buffon. Të dy, ashtu si edhe Marco Materazzi, do të ndjekin nga afër të tri ndeshjet e turneut.
