
Real Madrid nuk e ka nisur mirë këtë sezon. "Los Blancos" pësuan humbjen në ndeshjen e parë të Champions League ndaj PSG-së. Skuadra duket se nuk po funksionin siç duhet pasi në "Parc de Prince", madrilenët nuk arritën të bëjnë asnjë gjuajte në portë.
Diçka e tillë nuk ndodhte prej kohësh dhe kjo ka bërë që në Madrid të mendojnë për pasuesin e Zidan në rast se Perez largon trajnerin. 3 emrat e parë që janë përzgjedhur janë Masimiliano Allegri, i larguar nga Juventusi dhe tani është pa punë. I dyti është Jose Mourinho që edhe ai si Allegri është pa skuadër. I 3 në listë është Raul, një ish legjendë e klubit që tani drejton Real Madrid Castilla.
Poll