
Europiani i qitjes që po zhvillohet në Poloni nga data 5 shtator dhe do të përfundoj ne 18 shtator, ekipi shqiptarë po arrin të përfaqësohet denjësisht. Manjola Konini, Manuela Delilaj dhe Gresia Balli janë 3 qitëset që përfaqësojnë Shqipërinë në këtë kampionat.
Ekipi I Qitëseve Femra ka mbyllur sot garën në Kampionatit Europian të zjarrit që po zhvillohet në Poloni duke u renditur në vëndin e 6-të dhe kualifikuar per në gjysemfinale.Pas garave të prcizionit dhe të shpejtësisë për 25 m/Pistol, Ekipi mori 846 duke kaluar Ekipin e Cekise ne klasifkim me 17 , dhjeta në qender. Në garën kualifikuese sportistja Manuela Delilai u rendit e teta me 290 pike.
Në garën giysëmfinale me pjesemarrjen e 8-të ekipeve,Shqiperia renditet e 7-ta me rezultatin ekipor 421 pike në garën e shpejtësise 25m/pistol. Në garën gjysëmfinale Sportistja Manjola Konini me rezultatin e saj individual u rendit e 8-ta me 148 pike dhe 4 dhjeteshe ne qender. Suksese sportisteve në garat e ardhshme te Kampionatit Botëror