Është mbyllur sipari i takimeve të para për turin e tretë të Conference League. Një mori golash të shënuar në këtë fazë të parë të këtyre takimeve. Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen me datë 11 gusht, ku do të përcaktohen dhe çiftet që arrijnë në fazën e “Play-Off”. 67 gola ishte numri total i golave të relizar në të gjithë takimet.
Përveç ekipeve të Shkëndijës dhe Ballkanit ishin dhe lojtarët shqiptarë që luajnë për ekipet e tyre respektive që arritën të kenë rezultate pozitive. Ardit Krymi arriti të zhvillojë një 90 minutësh të plotë me ekipin e Shakhtyor Soligorsk në barazimin pa gola(0-0) ndaj Cluj. Endri Çekiçi mesfushori i kombëtares së Shqipërisë arriti të jepte kontributin e tij pas aktivizimit në minutën e 61 për Konyaspor në barazimin(1-0) kundër Vaduz.
Lojtari shqiptarë i përfaqësueses së Kosovës Emir Sahiti ishte i vetmi që arriti të lërë gjurmë e tij në fitoren (3-1) të Hajduk Split kundër portugezve të Guimaraes. Sahiti arriti të realizoj golin e parë për ekipin e tij pasi ndodheshin në një disavantash që nga minuta e 61.
Rezultatet përfundimtar:
KuPS-Yang Boys 0-2
RFS-Hibernians 1-1
Trnava-Rakoë 0-2
Paide-Anderlecht 0-2
AIK-Shkëndija Tetovë 1-1
APOEL-Kyzylzhar 1-0
CSKA Sofia-St. Patricks 0-1
Lillestrom-Antëerp 1-3
Maçabi Tel Aviv-Aris 2-0
Molde-Kisvarda 3-0
Shakhtyor Soligorsk-Cluj 0-0
Neftci Baku-Rapid Vienna 2-1
Viking-Sligo Rovers 5-1
Zoyra – Craiova 1-0
Hamrun-Levski Sofia 0-1
Ballkani- Klaksvík 3-2
Cukaricki-Twente 1-3
Lugano-Hapoel Beer Sheva 0-2
Vaduz-Konyaspor 1-1
Sepsi-Djurgarden 1-3
Brondby-Basel 1-0
Breidablik-Basaksehir 1-3
Víkingur-Lech Poznan 1-0
Fehervar-Petrocub 5-0
Dundee-AZ Alkmaar 1-0
Hajduk Split- Gimaraes 3-1
Zrinjski-Tobol 1-0