Lum Rexheqi është lojtarii cili është bashkuar me skuadrën e Partizanit në Turqi, teksa të kuqtë kryenin fazën përgatitore.
Në konferencën për shtyp, përpara ndeshjes me Skënderbeun, mbrojtësi ka folur për tema të ndryshme, duke filluar që nga arsyeja përse zgjodhi Partizanin, por gjithashtu ka komentuar edhe trajnerin Skënder Gega.
Përshtypja e parë
Partizani është klub profesionist dhe ka një histori të gjatë. Kur mora vesh që ky ekip ka interes, u interesova edhe unë dhe e shoh si klubin që mund të bëjë hap të madh dhe të përparoj. E njoh futbollin shqiptar dhe pas Euro 2016 e kam ndjekur më shumë. E di që ka futbollistë që kanë ikur në Europë dhe e shoh si mundësi të mirë për mua.
Fakti që arrita në fazë përgatitore dhe që u njoha me ekipin, adaptimi ka qenë më i shpejtë. Tani kemi nisur të mendojmë për Skënderbeun. Për mua më e rëndësishme është ndeshja e radhës dhe fokusin e ka vetëm aty. Synim kemi të fitojmë titullin kampion. Ka qenë befasi pozitive për mua kualiteti i ekipit. E kam ditur që është ekip i mirë por disa futbollistë më kanë befasuar nga kualiteti që kanë. Nuk dua të hyj me emra, por ka shumë lojtarë të mirë.
Trashi-Telushi
Ata janë shumë të mirë dhe besoj se mund të luajnë edhe jashtë Shqipërisë.
Përgjegjësia
Para se të vija e kam kuptuar se ku po vij por kjo është një mundësi dhe gjë pozitive për mua. Unë kam kualitetet e mia dhe duhet të japim maksimumin në stërvitje dhe ndeshje e më pas e ka trajneri në dorë se kush luan.
Gegën nuk e kam njohur kur kam ardhur, por e kam ditur se me të luan kush e meriton edhe prandaj e zgjodha Partizanin.