
Kampionati në Francë është mbyllur zyrtarisht pas pandemisë së covid-19. Qeveria vendosi të mos luhet futboll deri në shtator, ndërsa Federata vendase vendosi verdiktet sipas renditjes që klubet kishin në klasifikim.
Duke parë që kampionati u mbyll përpara kohe te PSG-ja kanë nisur të mendojnë për sezonin e ri.
Drejtuesit po përgatisin një revolucion duke larguar plotë 4 futbollistë. Meunier, Kurzawa, Thiago Silva dhe Cavani do të jenë lojtarët që këtë merkato do të largohen nga Parisi.
Që të gjithë futbollistëve iu përfundon kontrata dhe klubi ka vendosur që mos të rinovojë me asnjë prej tyre.
Poll