Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Rëndojnë akuza të rënda ndaj tij, arrestohet kampioni i MMA-së

Shkruar nga NEWSPORT
Rëndojnë akuza të rënda ndaj tij, arrestohet kampioni i

Ish-kampioni i KSW në disiplinën MMA, Mamed Khalidov është arrestuar nga autoritetet anti-terroriste polake, si pjesë e një hetimi mbi makinat e vjedhura të importuara ilegalisht.

Mediat polake raportojnë se Khalidov u kap paraditen e sotme nën shoqërinë e Warmia dhe Mazury dhe më pas u arrestua nga Zyra e Operacioneve Anti-Terroriste.

Arrestimi u urdhërua nga prokurori i Departamentit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të Prokurorisë Kombëtare në Katoëice.

Ndalimi i Khalidov thuhet se ldihet me një koleksion makinash luksoze të importuara që janë blerë në Republikën Çeke.Në ditët e ardhshme, Khalidov do të dal përpara gjykatës, ku do të dëgjojë akuzat para se prokurori të marrë një vendim për "masat parandaluese".


38 vjeçari e filloi karrierën e arteve marciale në vitin 2004. Për 3 vite ishte pjesë e KSW të mirënjohur polake, degë e MMA-së.

Ai u bë një nga yjet më të mëdhenj të organizatës, duke fituar tituj ndërkombëtare të peshave të lehta dhe të rënda para se të njoftojë daljen në pension në dhjetor 2018, pas humbjeve ndaj bashkëkombasit Tomasz Narkun.

Tags:

SPORTMIX BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga