
Europiani 2020 ka edhe tre ndeshje për të përmbyllur një edicion që ka rezultuar me spektakël. I zhvilluar në 11 qytete, ndryshe nga herët e tjera, në këtë Europian janë shënuar 135 gola në 48 ndeshje, duke vendosur një rekord historik.
Mesatare prej 2.82 golash për ndeshje, e e thënë ndryshe një gol për çdo 32 minuta lojë. Me tre ndeshje ende pa luajtur, këto statistika mund të përmirësohen. Ndryshe nga turneu I fundit, në atë të Francës u shënuan 108 gola në 51 ndeshje, me një mesatare prej 2.12 golash për ndeshje.
Deri tani në Europianin 2020 janë shënuar 27 gola më shumë se në Europianin e Francës. Në turneun e këtij viti, një tjetër fakt është se në fazën e 1/8 dhe në gjysmëfinale asnjë ndeshje nuk është mbyllur pa gola. Më shumë gola ka shënuar Spanja (12), ndjekur nga Italia dhe Danimarka me 11 gola.
Ronaldo vijon të jetë golashënuesi më I mirë me 5 gola, edhe pse Portugalia është eleminuar. Ndryshe nga çdo Europian, këtë vit janë shënuar edhe 10 autogola.