
Vinicius u dëmtua në sfidën e të premtes ndaj Celta Vigos, teksa në minutnë e 10-të u detyrua të linte fushën e lojës. Një dëmtim që ka “alarmuar” madrilenët, pasi mungesa e një lojtari të tillë peshon shumë në skuadër.
Braziliani për shkak të dëmtimit nuk do të mund të jetë i gatshëm as për sfidën e radhës ndaj Getafes në “Bernabeu” që do të luhet më 2 shtator. Lojtari do t’u nënshtrohet ditën e sotme vizitave mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit.
Të gjithë stafi do të jenë në pritje të mjekëve për të mësuar se cila do të jetë koha e rikuperimit të lojtarit dhe kur mund të jetë i gatshëm brazilianit.
Poll