
Reali do të luajë mbrëmjen e sotme në orën 21:30 ndeshjen e javës së 3-të të La Liga. Madrilenët i pret një transfertë e vështirë si ajo e Celta Vigos.
Të besuarit e Rafael Benitez janë një ekip solid që gjithmonë kanë ditur të vënë në vëshitrësi kundërshtarin, gjë që do ta provojnë dhe sonte përballë të besuarve të Carlo Ancelottit.
“Los Blancos” vjen i ‘gjymtuar’ në ktë sfidë pasi i mungojnë lojtarë si portieri Courtois, apo Guler, Mendy, Militao dhe Ceballos.
Më poshtë do të njiheni me formacionet e mundshme të kësaj sfide.
Celta Vigo -> Villar; Mingueza – Starfelt – Nunez – Sanchez; De la Torre – Beltran – Sotelo - Bamba; Larsen – Aspas / Trajner: Rafael Benitez
Real Madrid -> Kepa; Carvajal – Rudiger – Alaba – Garcia; Valverde – Tchouameni – Camavinga; Bellingham; Rodrygo – Vini JR / Trajner: Carlo Ancelotti