
Manchester United është e vendosur të mos e lëshojë, Paul Pogban dhe pritet bëj gjithçka për ta mbajtur në "Old Trafford".
Sipas 'Mirror', drejtuesit e "Djajve të Kuq" janë duke menduar që t'i ofrojnë francezit shirin e kapitenit, për të hedhur poshtë kështu spekulimet për një transferim të mundshëm.
Rikthimi i Zinedine Zidane në krye të stolit të Real Madrid ka qenë një nga arsyet që Pogba mendohet se do të kalojë tek madrilenët. Në favor të United është edhe largimi i Antonio Valencia në fund të sezonit.
Aktualisht, mbrojtësi mban shiritin e kapitenit dhe skuadra ka menduar që ta joshë francezin me këtë "trofe" krenarie.
Poll