
Real Madrid është afër transferimit të një prej talenteve të së ardhmes në futboll. Arda Guler duket një hap larg “Santiago Bernabeut”, teksa marrëveshja mes palëve është arritur. Talenti turk dhe “Los Blancos” janë dakortësuar mes tyre për një marrëveshje 6 –vjeçare.
Te Reali nuk kanë kohë për të humbur dhe tashmë përveç kontratën kanë bërë gati edhe vizitat mjekësore për talentin turk. Futbollisti që luan me Fenerbahcen u ka kushtuar arkave të madrilenëve 20 milionë euro, plus bonuse.
18-vjeçaeri pritet që së shepjti t’iu nënshtrohet vizitave mjekësore për të firmosur më pas edhe kontratnë me “mbretërorët”. “Messi turk” siç cilësohet lojtari u këkrua edhe nga Milan dhe Barcelona por këmbëngulja e Realit bëri që Guner të zgjidhte “Santiago Bernabeun".