
Real Madrid e ka nisur shumë herët merkaton. Klubi nga Madridi ka ''pikasur'' Eduardo Camavinga, i lindur në 2002 dhe është në pronësi të Rennes. Për të arritur marrëveshjen, fillimisht duhet mposhtur konkurrenca e Dortmund. Camavinga mund të luajë në të gjitha rolet e mesfushës, gjë që i duhet shumë trajnerit Zidane. Ka qënë vetë ''timonieri'' i skuadrës së madhe spanjolle që ka kërkuar informacione fillestare për lojtarin.
Klubi francez nuk ulet në bisedime pa ofruar të paktën 50 milionë euro, shifër kjo që cilësohet tepër e lartë nga drejtuesit e Realit. Zhvillime të tjera priten në muajt në vijim, me djaloshin që në fund të fundit do vendosë vet për të ardhmen e tij.
Poll