Real Madrid ka ndryshuar mendjen për të ardhmen e mesfushorit Dani Ceballos, tregon Sport. Kështu spanjollit do i afrohet kontratë 2- vjeçare për ta mbajtur pjesë të klubit. Ceballos e ka pasur të vështirë të ketë vend titullari në Madrid, prandaj dhe është përdorur si huazim te Arsenal.
Milan kishte shprehur interesim, por pa u future në negociata intensive me klubin “Los Blancos”. U përfol gjithashtu rikthim te Real Betis, nga ku është formuar si futbollist dhe u afrua te Real, por gjithçka duket e mbyllur tashmë.

Poll