Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Real Madrid i kundërpërgjigjet Barcelonës për Laurtaro Martinez, gati 65 milionë euro plus kartonin e yllit të skuadrës

Shkruar nga NEWSPORT
Real Madrid i kundërpërgjigjet Barcelonës për Laurtaro

Lautaro Martinez është një nga lojtarët më të kërkuar momentalisht te Interi. Sulmuesi argjentinas ka bërë nëj super sezon me zikaltërit këtë sezon dhe për këtë arsye shumë skuadra "big", janë vënë pas tij.

E para që shfaqi interes për të ishte Barcelona që është gati të paguajë klauzolën prej 111 milionë euro, por edhe të ulet në bisedime për të ofruar shkëmbime lojtarësh. Përgjigja e Interit ka qenë e qartë, ka kërkuar Griezmann për të lënë të lirë Lautaron. Nga ana tjetër edhe Real Madrid ka nisur të lëvizë për shërbimet e argjentinasit.

 Sipas "Don Balon", madrilenët janë gati të ofrojnë 50-65 milionë euro plus kartonin e Gareth Bale ose James Rodriguez për të marrë kartonin e Martinez. Merkato e verës pritet të jetë mjaft e nxehtë për Interin dhe sulmuesin argjentinas me ofertat që nuk do të mungojnë.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga