
Real Madrid është duke vuajtur dhe nuk po bind në lojë me ekipin e formuar nga Zidane për këtë sezon të ri. Perez është i vendosur për të bërë ndryshime në ekip gjatë merkatos së ardhshme ku synimi kryesor ngelet Mbappet por dhe një fiksim i vjetër si Pogba.
Madrilenët janë duke vëzhguar situatën e francezit tek klubi anglez dhe me rezultatet negative të deri tanishme mund ta kenë më të lehtë punën për të kryer transferimin e Pogba.
Mediat angleze raportojnë se tashmë të dyja klubet janë duke analizuar një shkëmbim lojtarësh. Real Madrid pritet të ofroj gjermanin Toni Kross për shërbimet e Pogba. Një lëvizje kjo që i ka befasuar drejtuesit e Manchester Untied, pasi oferta duket e kënaqshme.
Poll