Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Real Madrid e mbyll kampionatin spanjoll, gati për finalen me Liverpoolin

Shkruar nga NEWSPORT
Real Madrid e mbyll kampionatin spanjoll, gati për finalen me Liverpoolin

Real Madrid luajti sot ndaj Betis sfidën e javës së 38 dhe të fundit në La Liga për këtë sezon. Los Blancos barazuan me rezultatin e bardhë 0-0 në shtëpi, por që nuk ndikon askund. Madrilenët e kishin siguruar javë më parë fitimin e kampionatit, ku nuk patën rivalë.

Dhe pse jo e një rëndësie të lartë, Carlo Ancelotti aktivizoi në këtë takim lojtarët titullarë që janë përdorur gjatë sezonit. Kjo për t’u bërë gati për sfidën finale të Champions League, më 28 maj ora 21:00 ndaj Liverpool. Kujtojmë se Betis në anën tjetër ka siguruar të luajë në Europa League për sezonin e ardhshëm.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga