
Manchester United dhe Real Madrid duket se janë të gatshëm që të kryejnë një ndër operacionet më të mëdha të merkatos së futbollit në gjithë historinë. Një shkëmbim i trefishtë futbollistësh po diskutohet në ditët e fundit në mediat angleze dhe spanjolle. Në njërin krah Kroos, Modric dhe Bale që pritet të kalojnë te United.
Dhe në krahun tjetër De Gea, Martial dhe Pogba që pritet të zbarkojnë në Madrid. Nuk dihet nëse është një 'fantashkencë' e merkatos apo gjëra konkrete. Por nëse një shkëmbim i tillë tresh ndodh atëeherë do ishte një nga lëvizjet më të mëdha ose më mirë të themi më e madhja fare në historinë e futbollit botëror.
Poll