
Vllaznia në basketboll për meshkuj është treguar aktive së fundmi me afrimin e lojtarëve. Mirëpo kësaj here është ndryshme, pasi basketbollisti më i ri quhet Robert Shestani dhe është shkodran, raporton faqja sportive në Facebook, "Sport nga Bajraktari".
Shestani edhe në të shkuarën ka qenë pjesë e Vllaznisë, ndërkohë që është edhe lojtar i kombëtares shqiptare. Ndërkohë, mbetet për t'u parë nëse do të kemi të tjera afrime tek Vllaznia për basketboll për meshkuj.
Poll