Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Rama i shkruajti futbollistit serb, gazetari kosovar poston foton e Mihajloviç me Arkanin famëkeq: Ia kam thënë në fytyrë kryeministrit, kur përzihesh...

Shkruar nga NEWSPORT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dërguar disa muaj më parë një mesazh shprese Sinisa Mihajloviç, i cili asokohe vuante nga leukemia.

Rama në letër i tregonte Mihajloviçit simpatinë e tij për të si futbollist, ndërsa ura lidhëse mes të dyve ka qenë presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Pork jo ngjarje ka bërë bujë të madhe në Kosovë, ku nuk kanë munguar reagimet, ndërsa midis tyre është edhe reagimi i gazetarit Berat Buzhala.

Ai ka postuar në rrjetet sociale një foto të ih-futbollistit Sinisa Mihajloviç me Arkani famëkeq, përgjegjës për mijëra vrasje në ish-Jugosllavi, përfshirë edhe ato në Kosovë.

Gazetari shprehet se ia ka thënë Ramës edhe në fytyrë se problem më i madh i kryeministrit është kur ai përzihet në temën e Kosovës dhe Serbisë, pasi Rama nuk e njeh problemin dhe flet pa njohuri bazike mbi këtë temë.

"Edi Rames kur mu ka dhane mundesia i pata thane njehere edhe nersy, ne fytyre, se problemi me i madh i yti kur perzihesh ne temen e Kosoves dhe Serbise eshte se ti nuk e njeh problemin, nuk i njeh njerezit, fole pa pase njohuri bazike per kete teme.

Nje foto e Sinisha Mihajlovicit me Arkanin famekeq. Sigurisht qe po e shihni ekzaltimin e Mihajlovicit me pergjegjesin e mijera vrasjeve ne ish Jugosllavi, perfshire edhe ato ne Kosove", shkruan Buzhala.

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga