Ditën e sotme në media ka qarkulluar lajmi se Presidenti Meta ka shkelur ligjin duke i dhënë nënshtetësinë shqiptare, futbollistit të Tiranës, Winful Cobbinah.
Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama që e ka akuzuar presidentin Meta se i ka bërë "gol" drejtësisë pasi Cobbinah ishte nën akuzë për falsifikim dokumentash.

Pas statusit të Kryeministrit Rama ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta përmes zëdhendësit të tij Tedi Blushit. Me anë të një postimi në faqen e tij Blushi thekson se ky është një sulm antikombëtar ndaj Tiranës dhe tifozëve bardheblu.
Postimi i Tedi Blushit:
Nuk kishim asnjë dyshim!
Buburreci Trendi e pranoi më në fund se ai është frymëzuesi dhe autori i vetëm i sulmeve më të ndyra dhe antikombëtare kundër ekipit të KF Tirana, tifozëve të mrekullueshëm dhe komunitetit të nderuar autokton tironas, të cilësuar prej tij dhe portaleve të tij, si "terroristë".
Urrejtjen tënde për Tironën dhe ngjyrat bardhë e blu nuk ka për të ta amnistuar kush, bashkë me zullumet e tjera të tuat, për të cilat sigurisht do përgjigjesh një ditë.
Sa për pastërtinë e figurës së futbollistit të Tironës, pengu i mafies së inceneratorëve, i kapur tashmë në flagrancë, bën mirë të pyesë në institucionin e sigurisë kombëtare, që nëse na jep leje jemi gati ta publikojmë ne se çfarë thotë për "terroristin" bardhë e blu!
ORA E PËRBALLJES PO AFRON!
Sosi uji i gamiles tënde Mister 1 Prilli!