
Edicioni i 19-të i Rally Albania ka startuar edhe për këtë vit. Ai ka qenë i pari dhe i vetmi kompeticion internacional i Motorsportit në Shqipëri. Të Shtunën gara ka startuar në Velipojë dhe të nesërmen 150 garuesit duhet të shkonin brenda ditës në Voskopojë.
Gjithsesi, 390 km e para shkatërruese janë superuar me sukses nga shumica prej skuadrave. Dita e dytë ishte sërish një test i fortë prej 330 km që përfunduan në Vlorë.
Nga rëra e Velipojës, gurët e maleve të Lezhës dhe Dibrës, terreni ka qenë gjithmonë i vështirë duke vazhduar me lumenjtë e qarkut të Elbasanit. Librazhdi dhe Korça kanë shkatërruar amortizatorët dhe kanë çarë gomat si çdo vit në Rally Albania, por pikërisht vështirësitë janë gjëja më e bukur e kësaj gare.
[gallery jnewsslider_title="Pamje nga edicioni i Rally Albania" jnewsslider="true" jnewsslider_zoom="true" ids="695770,695771,695772"]
Shumica e garuesve me motor janë të huaj, ndërsa përsa i përket kategorisë së makinave 4×4 djemtë shqiptarë dominojnë sërish.
Këtë vit risia ishte tek kohëmatja e etapave speciale dhe konkretisht me anë të satelitit çdo mjet dhe çdo garues monitorohet me anë te sistemit GPS.
Makina më e shtrenjtë garuese këtë vit është një Mercedes G Class 63 AMG 4X4 i ekipit Slloven me vlerë mbi 300 mijë euro, ndërsa më e lira është ajo e Kleart Rexhepaj, një Ford KA vetëm 300 euro.
[gallery jnewsslider_title="Pamje nga edicioni i Rally Albania" jnewsslider="true" jnewsslider_zoom="true" ids="695773,695774,695775"]
Etapa e Karaburunit për ditën e sotshme u anulua sepse në terren vazhdon ende stërvitja e NATO-s Defender 23. Garuesit e huaj përbëjnë problem për Sigurinë Kombëtare pranë Bazës Ushtarake Karaburun.
Nesër sfida vazhdon drejt Beratit dhe mbyllja bëhet në Tiranë të Shtunën më datë 10 Qershor. Në sheshi Nënë Tereza në orën 17:00 do të gjëmojë nga muzika dhe zhurma e motorëve që do të jenë prezent në Ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Për më shumë ndiqni www.rallyalbania.org.