
Prej ditës së djeshme ka nisur zyrtarisht kompeticioni i Rally Albania për vitin 2018. Pjesëmarrës nga e gjithë bota kanë startuar nga sheshi "Nënë Tereza" për të vijuar sipas programit të caktuar.
Sot, është zhvilluar gara e parë në Peshkopi, ndërsa dje ka ndodhur një aksident i frikshëm, por fatmirësisht pa pasoja.
Njëri nga pilotët ka ngatërruar rrugën dhe është futur në krah të kundërt. Nga ana tjetër vinin garuesit e tjerë, teksa në një kthesë dy makinat e para janë përplasur "kokë më kokë" me njëra-tjetrën. Pilotët kanë dalë nga makina, por gjithashtu në ndihmë të tyre kanë ardhur edhe teknikët për të rikuperuar dëmet e pësuar nga ajo përplasje mes tyre.
Poll