
Tirana arriti të fitonte dje kundër Kastriotit në “Air Albania”, ndeshje e vlefshme për javën e 13-të të Superiores. Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Orges Shehi shkëlqyen duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim fitoren.
Sot, 26 herë kampionët e Shqipërisë kanë bërë një postim në kanalin zyrtar ku krenohen me sulmuesin shtatshkurtër. Disa “emoji” sipër fotografisë duke e krahasuar me një raketë. Dje, 24 vjeçari arriti në kuotën e 11 golave në Abissnet Superiore teksa janë luajtur vetëm 13 javë.
Poll