Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Rafael Nadal i "dashuruar" pas Mbappes: Reali super ekip, por me francezin do ishin më mirë

Shkruar nga NEWSPORT
Rafael Nadal i "dashuruar" pas Mbappes: Reali super ekip, por me

Ka fituar plot 22 Grand Slam, por momentalisht Rafael Nadal as që po e mendon tërheqjen nga tenisi. Përkundrazi, tenisti spanjoll së fundmi ka folur për një tjetër sport. Ai nuk e ushtron futbollin, por është një nga tifozët më të zjarrtë të Real Madrid.

Teksa në një intervistë të dhënë së fundmi për “Cadena COPE”, ai preferoi të fliste pikërisht për skuadrën e tij të zemreës. Ai thotë se po të ishte në dorën e tij, padyshim që do të transferonte Kylian Mbappen te Reali.

“Po të ishte në dorën time, do të transferoja Kylian Mbappen te Real Madrid. Reali ka një super skuadër, gjithashtu të aftë për të përballuar ndeshjet e mëdha edhe nëse mund të kenë dëmtime të shumta në ekip, diçka që i ka prekur shumë këtë vit. Me Mbappen do të ishin edhe më mirë. Nëse mund mund ta ndihmoj klubin me këtë transferim në çfarë mënyre, do ta bëj”, është shprehur legjenda e tenisit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga